Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka deklaruar, sonte, në emisionin Opinion se ishte Partia Demokratike ajo që ka kërkuar që të shtyhet afati i mbylljes së shkollave deri më datën 16 janar, me arsyen e kushteve tepër të vështira që ndodhen institucionet shkollore dhe parashkollore në vend.
Sipas tij, kjo nismë lindi si rrjedhojë e një konteksti shumë më të gjërë se gripi vetë, si edhe për ndryshimet e thella klimaterike të vendit, por duke u bazuar, fillimisht në kushtet e vështira të shkollave pa ngrohje, për kushtet tmerrësisht të vështira të transportit të fëmijëve, etj.
Shehu tha se pikërisht për këto arsye të lartpërmendura, ne menduam, se duhet të mbylleshin shkollat deri me datë 16 janar, pasi rrezikohej shëndeti i fëmijëve.
Shiko videon: