Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes pyetjen se cili nga kandidatët do të jetë fitues në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton apo Donald Trump.
Për deputetin e LZHK-së, Dashamir Shehu dilema se kush fiton në Amerikë, për vetë peshën që ka SHBA, ne nuk duhet të prononcohemi, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur themi të fitojë, të fitojë…
“Si shqiptar, meqë po më pyet, për interesa të Shqipërisë nëse do votoja nga këtu, unë do votoja Clintonin, sepse kanë bërë për Shqipërinë, është një lloj linje e garantuar politike. Nëse do të isha amerikan, me shtetësi amerikane, unë do të votoja Trumpin. Për dy gjëra, një se i përkas një krahu si konservator dhe do ruaja linjën time politike. E dyta, se gjykoj, përtej zyberancës politike, fjalorit të rëndë ndonjëherë, përtej arrogancës që një miliarder i don të gjitha parat dhe pushtetin. Them se ka thënë disa të vërteta të domosdoshme”.
Sipas Shehut, Trump ka thyer këtë marmalatën që i vihet bukës gjithnjë që nuk është as e ëmbël as e hidhur.
Analisti Artur Zheji ka theksuar se në Amerikë po rikthehen dinastitë. Kemi një mandat e gjysmë të Bushit baba, dy mandate të Bushit bir, që do të thotë rreth 16 vjet Amerika ka qëndruar në duart e një familje. Si dhe 16 vjet të tjera nën familjen Clinton.
Sipas Zhejit nuk kemi pse habitemi ne në Ballkan se kaq vite qëndroi familja Papandreu në Greqi. Kështu po krijohet edhe një precedent për Shqipërinë. Amerika nuk e ka pasur këtë fenomen, por është një fenomen i këtyre 35 viteve të fundit.
“Unë mendoj se Hillary është shumë interesante në komunikimin e saj, është tradicionale e majtë, është për integrimin e hispanikëve, njerëzve me ngjyrë, padiskutim që është shumë e këndshme, për një qytetar shqiptar, për një qytetar jo amerikan që tenton të integrohet në shoqërinë amerikane”.
Ndërkaq, Dashamir Shehi, theksoi se posti i Presidentit të SHBA-ve është një pushtet shumë i madh që nuk mund ta mbajë një grua.
“Ky pushtet është kaq i madh, është për pallto. Ndërsa gratë duan pak dekolte me të thënë të drejtën”.
Shiko videon: