Emisioni ‘Opinion’ ka si temë të mbrëmjes tundimin dhe besnikërinë në çift. Për poeten Rita Petro tundimi është frika sepse Zoti, krijuesi e dënoi njeriun e parë, Adamin dhe Evën, pra; është një lloj frike instiktive që jeton brenda nesh, që nëse ne do të tundohemi, pra, nëse shkojmë pas tundimit është një lloj joshje.
Sipas saj, tundimi është shumë i nevojshëm për jetën e një individi, ku njeriu nuk mund ta shmangë dot. Petro tha se ka raste, madje edhe sociologët e kanë shpjeguar, që ka tundime që i kanë shpëtuar jetën shumë lloj individëve. Ajo thekson se vetë tundimi është një test.
Shiko videon: