Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Pastori: Nëse hyn në Britani në krah të kundërt, të marrin për të çmendur

2016/10/18 at 11:32 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gazetarja Haxhiaj: Delialliasi ishte i dehur në mëngjesin e aksidentit fatal

Video-Opinion/ Haxhiaj: Të katër viktimat udhëtonin pa rrip sigurimi


Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes aksidentet rrugore. Debati i sotëm është fokusuar mbi një rast konkret, pikërisht tragjedia që ndodhi në fshatin Sukth, ku humben jetën katër persona.  Tre vajza dhe një djalë. Nga hetimet në vendin e ngjarjes mësohet se djali që humbi jetën, udhëtonte në sens të kundërt në autostradë, gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin fatal.

Gazetarja e ‘Neës 24’, Klodiana Haxhiaj tha se kemi mbërritur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 5:00 të mëngjesit, e gjithë zona prej 400 m ka qenë e rrethuar nga Policia, pa mbërritur tek aksidenti, kjo për arsyen se përplasja ka qenë shumë e madhe dhe shumë e fortë, ku pjesët metalike të dy automjeteve, janë shpërndarë të paktën në një gjatësi prej 300-400 m.

Haxhiaj bëri me dije se nisem nga fakti se lamë automjetin 300 m para se të shkonim tek vendi ku kishte ndodhur aksidenti. Sipas saj, pjesa ku kishte ndodhur aksidenti nuk mund të shkelej me këmbë për faktin se pjesët metalike të dy automjeteve ishin shpërndarë në të gjithë gjatësine e rrugës, e cila ishte devijuar nga ana e policisë, ku automjetet kalonin nga pjesa private e rrugës. Automjetet që nisesishin nga Tirana drejt Durrësit.

“Mund të them se ishte një skenë e llahtarshme, sepse punonjësit e zjarrfikësve punon me sharra elektrike për të nxjerrë trupin e shoferit së bashku me trupat e tjerë, pasi ishte momenti që po transportoheshin trupat e pajetë drejt autoambulancave. Pjesa metalike e kolltukut të shoferit, është prerë nga automjeti që të dalë trupi i tij i pajetë. Ndërsa makina e vajzave ioshte pothuajse e shkatërruar plotësisht. Gjithashtu janë dashur sharrat nga ana e zjarrfikësve për të nxjerr nga makina trupat e pajetë të vajzave”.

Fevziu: Në çfarë makine ishin vajzat?

Haxhiaj: Vajzat ishin në makinë A Clas. Ndërsa ajo çfarë u vu re në vendin e ngjarjes, të katër viktimat udhëtonin pa rrip sigurimi. Që doli nga ekspertiza mjeko-ligjore pak orë më vonë nga aksidenti.

Fevziu: Nga ishte ndodhur Dashnor Delialliasi në atë moment. Përse ecte në drejtim të kundërt?

Haxhiaj: Dashnor delialliasi ishte së bashku me shokë nga ora 7:00 e mbrëmjes deri në orën 2:00 të natës, të ditës tjetër duke pirë alkool në një lokal në qendër të Durrësit. Prej orës 2:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit ai nuk dihet se nga ka shkuar, pasi është shkëputur nga shokët. Por nga marrja në pyetje, është konstatuar se nga koha që kanë qëndruar në lokal, ai ka konsumuar sasi dhe lloje të ndryshme alkooli. Çka do të thotë se ai ka qenë në gjendje të dehur. Duhet të them se ka patur, sipas dëshmive të shokëve të tij, për çdo natë që ai shkonte në banesën e tij në lagjen Nr.12 ai bënte një xhiro nga qyteti i Durrësit deri tek një pikë karburanti. Të cilën e kishte të përnatshme, ku kuptohet dëshira e tij për shpejtësinë për automjetet. Atë natë, ai nuk ka marrë sensin e drejtë nga Durrësi drejt Tiranës, por ka marrë sensin e kundërt duke hurë nga Ura e Dajlanit, së paku, 12 apo 14 km deri tek mbikalimi i Sukthit. Ka qenë në gjendje të dehur, kjo konfirmohet nga policia e Durrësit. Por dyshohet se ka qenë edhe nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithsesi pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore”.

Fevziu: Nuk ka ndonjë shpejgim se pse ka hyrë në sens të kundërt?

Haxhiaj: Shpjegimi i vetëm është se ai ka qenë i dehur. Ju lutëm më lejo të sqaroj edhe këtë pikë, në orën 4:00 të mëngjesit ka qenë një patrullë policie e qarkullimit rrugor, dhe dy të policisë së rendit në afërsi të një pike karburanti pranë Durrësit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Ka qenë pikërisht kjo patrullë e cila ka konstatuar mjetin që vinte në sens të kundërt të tyre, i kanë ngritur tabelën por nga shpejtësia e madhe, ndoshta nuk e ka parë fare tabelën 36 vjeçari. Pra me atë shpjetësi ai është nisur drejt Sukthit. Por një automjet tjetër vinte nga Tirana drejt Durrësit që i ka shpëtuar një aksidenti të mundshëm. Ai ka lajmëruar Policinë e Durrësit. Ai i ka shpëtuar për faktin se autostrada në atë pjesë, pra nga Durrësi deri në Sukth ka fushëpamje. Automjeti i është shmangur përplasjes kokë më kokë.

Një nga të ftuarit në emisionin Opinion, Shefi i Trafikut Urban në Tiranë, Taulant Gjoka tha se kjo është një ngjarje e rëndë. Për shkak të humbjeve të jetës njerëzore, por edhe për arsyen e skemës së shkeljeve të rregullores rrugore që ka shkaktuar aksidentin.

“ Tek mbikalimi i serave, siç njihet Ura e Dajlanit, patrulla e Policisë Rrugore e Durrësit, bashkë me një patrullë rendi ka qenë e planizuar me shërbim në sensin e rrugës Tiranë-Durrës. Sepse ka qenë një ngjarje kriminale nga Tirana dhe dyshohej se një mjet mund të shkonte aty, në drejtim të Durrësit. Plani ka qenë që patrulla të ishte në funksion të ngjarjes së Tiranës. Në momentin që kanë konstatuar automjetin në fjalë. Në sensin e kundërt të autostradës, automjeti ka kaluar para patrullës së policisë, por që shpejtësinë e tij nuk mund ta them me siguri. Mendoj se dalja nga mbikalimi nuk i ka lejuar atij të ketë një shpejtësi të madhe. Por ka qenë me shpejtësi të lartë, sepse nuk kanë mundur as ti japin dhe shenjën e plotë, madje i kanë rënë edhe bilbilit. Pikërisht në këtë moment, patrulla e policisë ka njoftuar sallën operative, që një automjet, nuk kanë mundur të identifikojnë llojin dhe targën për shkak të shpejtësisë. Por ajo ka dhënë informacion se po shkon drejt Sukthit, në sens të kundërt me shpejtësi të lartë. Ku është vënë menjëherë në ndjekje, është kthyer në sensin normal dhe është nisur drejt saj”.

Ndërsa, pastori Paulin Vilajeti tha se unë isha shumë i mërzitur dhe me këtë rast bëra një bisedë të shkurtër me ministrin e Brendshëm ku i ka kërkuar arsyen e mos arrestimit të këtyre personave.

Sipas tij, ministri i ka thënë se kodi e parashikon që ata të arrestohen.

“Unë nuk di një kronikë televizive në Shqipëri që ka treguar se janë arrestuar njerëz kur kanë hyrë në krah të kundërt. Në Britani nëse ti futesh në krah të kundërt vjen policia dhe të arreston nëse ti je normal apo jo. Nëse dikush hyn në krah të kundërt autoambulanca të merr si të çmendur. Dhe njoftohen të gjitha patrullat se kemi një të çmendur në rrugë dhe ndalojeni”.

Shiko videon:  

 



Ju sugjerojmë

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Bota

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

19 Korrik, 2025 10:41 pm
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Para
Makina e policisë përplas për vdekje 43-vjeçarin

E fundit/ 21-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Tiranë

Aksidenti tragjik, Delialliasi kishte 22 gjoba për dy vite

Video-Opinion/ Hasho: Numrin më të lartë të aksidenteve e kanë makinat e shtrenjta

Gazetarja Haxhiaj: Delialliasi ishte i dehur në mëngjesin e aksidentit fatal

Gazetarja Haxhiaj: Në makinën e Dashnor Deliallisit u gjendën rreth 5 mijë euro
















TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com