Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Pacolli: Politikanët në Kosovë mashtrojnë

2016/10/26 at 11:32 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video-Opinion/ Pacolli: Unë, djali që nuk kishte ç’të vishte në mbrëmjen e maturës…

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është i ftuari i mbrëmjes në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’. Pacolli, një biznesmen dhe një politikan i njohur rikthehet gjithnjë me interes dhe vëmendje tek zhvillimet që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.


I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se njerëzit e pasur ecin si elefantët, pra shkelin rreth e rrotull gjërat e vogla që nuk kanë rëndësi, që do të thotë; njerëzit që nuk kanë të ardhura, njerëzit në nevojë etj.

Ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë. Jo të gjithë e bëjnë atë, unë jam kujdesur dhe kam një parim që gjithmonë ta respektojë më të dobtin. Ky parim vjen nga një porosi e gjyshit tim, Osmanit, ec përpara dhe përgjatë udhëtimit tënd, nëse mundesh, merr shumëçka me vete. Por nëse je i pamundur, nuk ke mundësi që të marrësh me vete ata njerëz që të rrugëtojnë me ty, të paktën asnjëherë mos i shty që ata të rrëzohen dhe vetë ti të ecësh përpara.

Pacolli bëri me dije se pikërisht këtë parim e kam respektuar dhe për këtë arsye, ai tha se nuk kam shkelur rreth e rrotull si një elefant dhe sipas tij këto raste nuk i njihte në jetë.

Fevziu: Është befasuese raporti që keni me gjyshin, me Osmanin? Kam lexuar librin tuaj me kujtime ju keni gati një adhurim. A ka ardhur nga fëmijëria ky raport, apo me të vërtetë gjyshi ishte diçka e dashur për ty?

Më vjen mirë që po ma përkujton këtë kujtim, është shumë e vërtetë që unë jam munduar të paraqes rolin e gjyshit tim në jetën personale time, është shumë e vërtetë se ai ka lënë shumë mbresa në jetën time, janë shumë këshilla që unë pjesërisht, ose në shumicë të madhe janë munduar me i respektuar.

Fevziu: Ishin këshilla të vlefshme?

Ishin shumë të vlefshme, në kohën kur isha i ri, shumë i ri, nuk i kuptoja ato këshillat e tij. Nuk e kuptoja thelbin e këshillave dhe shumë herë ndoshta, kam thënë se ai është plak dhe ndoshta nuk kupton. Sot koha është ndryshe, por interpretimi ka mbet ai i kohrave të tij, 99 për qind të rekomandimeve dhe të këshillimeve të tij kanë qenë shumë të vlefshme për rrugëtimin tim.

Fevziu: Por kur u rrite, kur kishe një staturë kur u realizuat dhe u kthyet tek gjyshi?

Unë nuk isha terësisht i realizuar, por ai ishte në moshën kur unë isha duke krijuar çdo gjë, ai vdiq në vitin ’79 kur unë isha vetëm 27-vjeç. Por pata fatin të kuptoj rolin e tij në jetën time. Ai nuk jetonte më. Sa ishte jam munduar gjithmonë të mos mungoj dhe i rregullt në vizitat e mia edhe pse isha jashtë, për 2-3 javë të jem për pak çaste tek ai. Atëherë kur ai mungonte, mu duk se gjithçka mori fundin e vet. Por, sidoqoftë unë fillova të respektoj porositë e tij, dhe të realizoj në jetë se porositë e tij ishin shumë domethënëse. Ajo ishte karta që unë gjatë gjithë kohës e kam luajtur në jetën time. Dhe ishte kartë fituese e imja.

Fevziu: Ju thoni në librin tuaj se gjyshi u bë shtytësi kryesor që ju të largoheni, pak i dhimbshëm momenti kur ju jeni larguar nga Prishtina. Pak a shumë shkruani se ata që ishin në gjendje më të mirë ekonomike ju përbuznin dhe ishit një nxënës me pantallona të grisura?

Ishta dita kur unë u regjistrova në fakultetin e filozofisë në Prishtinë në katedren e Gjeografisë, kisha fituar kushtin që të bëj fakultetin pa provim pranues. Unë aty takova shumë shokë të gjimnazit të cilat kisha kryer shkollën me ta. Unë kam mbaruar dy shkolla të mesme, një pedagogjike dhe një gjimnaz të përgjithshëm. Në atë kohë në gjimnaz shkonin vetëm ata që quheshin borxhezia e asaj kohe, ndërsa unë tani do ti quaj mikro-borxhezia. Unë kisha punuar në fushë dhe s’kisha pasur kohë të shkoj dhe të ndërrohem, kështu që kisha ikur ashtu me rroba pune.

Ndërkaq, ai ka treguar edhe rrugëtimin e tij përgjatë jetës. Pacolli ka theksuar një aspekt nga jeta e tij, kur pa para, i uritur, i thotë një siriani që shiste pizza, a mund të më jepni një pizzë pasi ju garantoj se atë do t’ua paguaj atë.

Miliarderi Pacolli tregoi se ai nuk pranoi dhe u largua. “Unë kam ecur dhe për këtë u turpërova shumë. Pastaj u largova shumë i turpëruar, më dukej se e gjithë bota po më binte mbi kokë. Një moment mu dha të kthej kokën pas. Shikoj të njëjtin person që po ma bënte me dorë, kthehu”.

Në vazhdën e kësaj historie, Pacolli tregon se vendosa të kthehem. Siriani më tha më u pendova dhe po të ftoj që të ulesh dhe të ushqehesh me një pizzë.

“Në fakt ai nuk më dha një pizzë, por dy të tilla”.

Ndërkaq, ndër të tjera, Behgjet Pacolli është ndalur edhe tek një pjesë e jetës së tij, e cila është: Politika. Pacolli tha se një pjesë e politikanëve kosovarë e kanë gënjyer dhe mbi të gjitha nuk kanë punuar për qytetarin.

“Kanë punuar vetëm për vetveten. Kanë futur dorën aty ku nuk duhet me e fut dorën. Kanë bërë shantazhe. Si dhe tani po shikohet situata se si është. Unë do doja që Kosova të kishte njerëz të sinqertë në politikë”.

Shiko videon: 



Ju sugjerojmë

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

4 Shtator, 2025 12:58 pm
“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
Aktualitet

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

4 Shtator, 2025 12:54 pm
Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre
Aktualitet

Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre

4 Shtator, 2025 12:38 pm
‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

4 Shtator, 2025 11:42 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh
Bota

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

4 Shtator, 2025 10:55 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
Para
U kap në Shqipëri, shqiptari i dënuar për vrasje dërgohet në Sllovaki

U kap në Shqipëri, shqiptari i dënuar për vrasje dërgohet në Sllovaki

Video-Opinion/Pacolli: Brenda 2 vitesh arrita të xhiroj 2 miliard dollarë

Video-Opinion/ Pacolli: Jam shqiptar nga Kosova

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 27 tetor 2016
















TE FUNDIT

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
4 Shtator, 2025

Kryeministri Rama kritika për Ksamilin, duke e cilësuar një plazh të dhunuar. Rama tha se ajo perlë e natyrës nuk...

Lexo më shumë

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve

“Jo më prioritet rritja e numrit të turistëve”,Rama: Të rrisim cilësinë e vizitorëve
4 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për objektivat e qeverisë në sektorin e turizmit. Kreu i qverisë tha se edhe në...

Lexo më shumë

Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre

Kodi Penal, Rakipi: Nuk lidhet me profesionin e gazetarit, s’ka tendencë kundër tyre
4 Shtator, 2025

Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e draftit të Kodit të ri Penal, Arben Rakipi u ndal edhe te...

Lexo më shumë

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
4 Shtator, 2025

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com