Avokati Spartak Ngjela, ka theksuar në Opinion, se u interesova se kur ka ardhur letër-porosia nga pala greke, por këta e kanë mbyllur menjëherë.
Ngjela theksoi se arsyeja e reagimit të shpejtë të ambasadorit amerikan në lidhje me Balilin, vjen pasi ai ka një pozicion tepër të rëndësishëm në lidhje me reformën në drejtësi në vendin tonë.
Sipas tij, ata që pengojnë reformën në drejtësi, janë edhe ata që bëjnë një gjë të tillë.
“Nuk mund të jesh jashtë një sensi politik, rasti është më i thellë sesa duket”, tha Ngjela.
Ndër të tjera, avokati bëri me dije se përgjatë investigimit të tij shtatëmujor, kjo çështje ka këto ngërçe, letër-porosia është vonuar.
Shiko videon: