Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku në studion e emisionit Opinion ka theksuar se ekziston një lloj xhelozie ndaj mediave sociale, pasi ato kanë demokratizuar komunikimin dhe mbi të gjitha kanë hequr monopolin e komunikimit publik.
Mazniku tha se përgjatë 50-viteve të fundit, media, kishte monopolin e ndërmjetësit midis politikanëve dhe publikut, derisa ishin kthyer në aktorë politik në vetvete.
Më tej, ai nënvizoi se në studimet e komunikimit politik, media nuk trajtohej më se kishte rolin e ndërmjetësit, por një aktor politik në vetvete me axhendë të caktuar politike.
“Krijimi i rrjeteve sociale dhe zhvillimi teknologjik në 5-6 vitet e fundit, ka zvogëluar rolin ndërmjetës të mediave dhe i ka dhënë mundësinë individit të jetë ai aktor i komunikimit”, tha Mazniku.
Shiko videon: