I ftuar në emisionin Opinion, pedagogu Mark Marku është shprehur se Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy politikanët që janë më efikas në rrjetet sociale. Ai tha se ata kanë kuptuar thelbin, kanë më shumë interaktivitet me ndjekësit e tyre, për këtë, sipas Markut, Rama dhe Berisha i përdorin më mirë se politikanët e tjerë rrjetet sociale. Më tej Marku u shpreh se interaktiviteti është tipari kryesor në komunikimin on line.
“Problemi është se përmes rrjeteve sociale, politikanët kanë shmangur praktikisht raportimet e mediave dhe transparencën. Ata bojkotojnë, sepse nuk japin konferenca shtypi, nuk pranojnë të intervistohen nga gazetarët, nuk japin informacion për gazetarët.
Mendoj që rrjetet sociale Rama dhe Berisha i përdorin më mirë. Pra cilësia e komunikimit on line është interakvtiviteti , nuk është dendësia më të cilën ti censuron dhe shpërndan mesazhe në rrjetet sociale. Sidomos në mediat e reja, interaktiviteti është tipari kryesor i cilësisë së komunikimit. Edhe Rama edhe Berisha e krijojnë shumë mirë iluzionin e interaktivitetit.
Unë nuk e hap një llogari në facebook sepse nuk kam kohë për të. E llogarisë që nuk mundem tu përgjigjem të gjithëve”, është shprehur Mark Marku/ Opinion.al