Pedagogia e UT-së, Iris Luarasi, në studion e emisionit Opinion, në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, theksoi se nuk duhen marrë parasysh vetëm qytetet e mëdha të vendit, por edhe zonat rurale dhe periferitë e thella.
Luarasi tregoi se shumë individë që jetojnë në periferi apo në zona rurale, e kanë shumë të vështirë të kuptojnë funksionimin e një sistemi të tillë dhe si rrjedhojë kërkon një informim të hollshishëm dhe të gjatë për procedurën e votimit.
Sipas saj, për të realizuar një informim të tillë, minimumi kërkon një vit kohë dhe madje në të gjitha mediat e vendit
Shiko videon: