I ftuar në studion e ‘Opinion’ ish deputeti i PS, Koço Kokëdhima ka theksuar në lidhje me përhapjen e kanabisit në Shqipëri, se situata kur unë e pata propozuar për t’a legalizuar atë ishte krejt ndryshe.
Kokëdhima është pyetur, si fillim, në lidhje me raportin e tij miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Fevziu: A është Edi Rama miku juaj?
Është miku im, dhe do jetë miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjej asnjë njeri në jetë.
Fevziu: Për çfarë e ke zhgënjyer Edi Ramën?
Unë mendoj se këtë nuk e ka thënë askush, edhe nëse ndodh ta thotë dikush këtë këtë, mendoj se nuk do të jem unë njeriu që do ta thotë. Por më lejo ta shuaj kryezitetin, pra mos prit, që unë të bie në këto grackat e tua.
Fevziu: Z.Kokëdhima unë nuk ndërtoj gracka, unë bëj pyetje.
Këtë vetë e thoni, se doni të pyesni për marrëdhniet personale mes meje me Edi Ramën.
Fevziu: Në grackë ka rënë një miqësi njëzet vjeçare? Ka rënë një histori jo thjesht personale, por mediatikisht në qendër të opinionit publik.
Më fal Blendi, unë nuk kam asgjë për të fshehur. Unë jam shumë i sinqertë, e kam thënë njëherë, por po ta përsëris prap, në një intervistë në 2009 unë kurrë nuk gënjej para publikut, unë mund të mos them gjithçka, por ajo çfarë them është e vërtetë. E dyta, në vazhdim të ides që kisha, unë sot jam në politikë dhe diskutojmë çështje politike, dhe në aspektin politik po të them jam i gatshëm të bisedojmë të pyetem dhe të përgjigjem. Në lidhje me marrëdhniet e mia personale me cilindo mik pa dashur të mbuloj ndonjë gjë, pasi nuk kam asgjë për të mbuluar, unë do t’i mbështes miqtë e mij deri në fund edhe Ramën me marrëdhëniet e mia miqësore do ta mbështes deri në fund.
Fevziu: Por a mbetet më miku juaj Edi Rama?
Padyshim.
Fevziu: Përse ka një ftohje midis jush?
Nuk ka pas asnjë ftohje me z.Rama.
Fevziu: Po ju me z.Rama pothuajse nuk kontaktoni?
Nuk kam asnjë ftohje po ju them, ju jeni ose i keqinformuar, i keqkuptuar.
Fevziu: Unë jam i informuar më shumë se sa ndoshta doni të tregoni ju.
Unë po ju them ju këtë pasi sot ka ndjekës të rinj që nuk kanë qenë kohë më parë, apo një vit më parë. Nuk kam bërë asnjë lloj shkelje. Kjo është mëse e qartë, pasi që nga çasti që unë jam bërë deputet, e thotë vetë Gjykata Kushtetuese që unë s’kam kryer asnjë veprim. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nga pikëpamja formale ligjore unë po ju shpejgoj këtë gjë. Është një vendim kontradiktor, është një lajthitje, pasi e thotë vetë gjykata se nga çasti që jam bërë deputet unë s’kam bërë asnjë marrëveshje dhe s’kam bërë asnjë veprim. Me këtë vendim që kanë bërë këta, sikur ky të konsiderohej një veprim serioz. I bie në qoftë se ju, p.sh, keni një kërkim të ligjshëm nuk mund të jeni i fajshëm.
I pyetur pse është sulmuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kokëdhima ka theksuar se z.Berisha më ka pasur një sipërmarrës i disa mediave kritike me pushtetin e tij.
“Kanë qenë media kritike kundra disa politikave të papranueshme për popullin shqiptar”
Fevziu: Ç’do me thënë kjo?
Këtë do me thënë.
Fevziu: Po ju keni bashkëpunuar në 2005 me Sali Berishën e mbani mend?
Jam përgjigjur për të gjitha unë, o Blend.
Fevziu: Kush e ka diktuar politikisht Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?
Gjykatën Kushtetuese e ka diktuar politikisht kundër meje djathtë dhe të majtë.
Fevziu: Cili i majtë?
E kam mbyll përgjigjen për këtë temë/
Fevziu: Ilir Meta?
I kam dëgjuar unë këto teorira, dhe një nga gjërat më të papranueshme për mua është një gjë ku njerëz të caktuar më përdorin mua, pasi e kanë bërë këtë krim, mbi karrierën time se nuk është një problem i madh se më hoqën mandatin e deputetit, në jetën time kjo nuk ndikon asgjë. Por e kanë bërë këtë gjë, dhe pasi e kanë bërë këtë gjë, mundohen të më përdorin mua, që unë të hidhem herë kundër këtij, e herë kundër atij. Nuk përdorem unë kundër askujt personalisht.
Fevziu: Pra në këtë rast po thoni se nuk po përdoreni kundër Metës?
Absolutisht nuk përdorem.
Fevziu: Kush ka interes t’u përdorë kundër Metës?
Kjo nuk është një çështje që duhet të ma bëni mua pyetje. Madje kjo është një pyetje që nuk do ma drejtonit fare.
Fevziu: Po ju po thoni se po më përdorin. Që do të thotë se kush ka tentuar të ju përdorë kundër Metës?
Shiko videon:
Kokëdhima ka folur për Reformën në Drejtësi, ish-deputeti Koço Kokëdhima është shprehur kundër rolit dhe qëndrimeve që kanë mbajtur amsadorët Lu e Vlahutin në procesin para votimit.
Kokëdhima e ka quajtur të papranueshme faktin që dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI.
Kokëdhima ishte kundër edhe për faktin që dy ambasadorët zhvillonin takime veçmas me deputetë të ndryshëm për t’i bërë presion që të votonin reformën në drejtësi.
“Shkojnë ambasadorët nëpër grupe parlamentare dhe i marrin e i shantazhojnë deputetët i trajtojnë si punëtorë krahu. Nuk zgjidhen ambasadorët nga populli shqiptar dhe duhet të ketë respekt për përfaqësuesit e popullit”, ka thënë Koço Kokëdhima.
Të gjithë këtë proces dhe mënyrën se si ambasadorët kanë bërë punën e tyre, ish-deputeti e ka quajtur ambasadorokraci.
Shiko videon: