Drejtuesi i emisionit investigativ “Stop” Saimir Kodra i ftuar në studion e “Opinion” mbrëmjen e së mërkurës ka deklaruar se së shpejti do të publikohet një tjetër video-skandali. Ai tha se bëhet fjalë për një kryetar gjykate që kërkon favore seksuale.
Kodra tha se kjo video do të publikohet shumë shpejt në Tv Klan.
“Çështja ka arritur deri në Gjykatën e Lartë”, tha Kodra. Sipas tij, gjyqtari në fjalë i ka premtuar vajzës ndërhyrje deri në hallkat më të larta të drejtësisë për ti zgjidhur çështjes.