Ish-drejtori i SHIK, Fatos Klosi theksoi në emisionin Opinion se shefi i CIA-s nuk ka ardhur në Shqipëri për kortezi, por për punë. Sipas tij, në Shqipëri ka kush të vinte nëse ai nuk do të kishte punë me institucionet shqiptare. Mirëpo, Klosi, bëri me dije se në vendin tonë ka ardhur për punë, por jo për çështje aq konkrete.
“Ai nuk vjen për punë konkrete të vogla, aty ka të tjerë që mund t’i zgjidhnin të tilla çështje, ai vjen për punë që kalojnë Shqipërinë. Vendi ynë është aq i vogël, sa nuk mund të jetë një problem aq madhor për amerikanët”.
Klosi theksoi se Shqipëria është shumë e vogël të sjellë shefin e CIA-s, vetëm për veten e vet.
Shiko videon: