Në një publikim të saj, Agjencia e Standardeve Ushqimore në Britaninë e Madhe doli me një deklaratë të fortë: Nuk ka të dhëna për ndryshime ne vlerat ushqimore të një ushqimi bio në krahasim me një ushqim ku janë përdorur pesticide.
Sipas kësaj agjencie, suksesi i tregut organik është i lidhur me bindjen se mungesa e pesticideve bën që ushqimi të ketë më shumë vlera, por ky është një fakt i pavërtetuar.
Megjithatë, kudo në tregun botëror e madje edhe në atë shqiptar, ku tashmë ushqimet dhe dyqanet organike po shënojnë përhapje, ushqimi organik ka një çmim më të lartë se sa prodhimet konvencionale.
Arsyeja ?
Prodhimi i këtyre ushqimeve në fermat bujqësore dhe blegtorale, kërkon më shumë punë, ka një kosto të çertifikimit dhe prodhimi është kryesisht i vogël.
Sot në botë është e pamundur që gjithë nevojat e popullatës të mbulohen me ushqim organik, një arsye më shumë që e bën atë më të kushtueshëm.