Izmir Smajlaj i cili u shpall kampion i Europës pak ditë më parë, është i ftuar në emisionin Opnion në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu. Për të arritur këtë sukses atij i janë dashur 13 vjet punë dhe një stërvitje intensive e në kushte tepër të vështira.
“Unë dy herë në ditë stërvitje, duhet të mbaj shumë regjim dhe po sakrifikoj shumë. Unë dua të falënderoj shumë trajnerin Vildan Tufi dhe arritjet e mia janë falë tij. Nuk ka mbështetje nëse do të kishte do të kishin ecur më shumë, thjeshtë në Shqipëri i mban gjallë pasioni edhe vullneti që kanë për sportin”, është shprehur Smalaj.
Kushtet në Shqipëri, ashtu edhe si për shumë sporte individuale janë të vështira. Emisioni Opinion ka publikuar sot ambientet në të cilat stërvitet Smajlaj. Madje Smalaj ka pohuar se disa herë është stërvitur edhe në Pedonalen e Shkodrës./opinion.al
Ja video: