Në emisionin e mbrëmjes të sotme në “Opinion”, është duke u diskutuar tema mbi përdorimin e drogës në lokalet e natës, e përqendruar në operacionin e Policisë së Tiranës që ndodhi pak ditë më parë në disa nga lokalet e natës.
Ervin Hodaj pjesë e panelit në emision ka thënë se ka disa lokale në Tiranë ku konsumohet drogë dhe këto janë të etiketuar nga policia si problematike, po ashtu ai pohoi se Policia e Shtetit është duke zhvilluar çdo javë operacione antidroge nëpër lokale, shkruan opinion.al.
“Normalisht ne kemi identifikuar lokalet problematike që ka Tirana. I kemi evidentuar të gjitha lokalet e natës që ka Tirana, dhe jo të gjithë janë problematik, janë me kokrra lokalet problematik. Normalisht policia i ka në traget këto lloje lokalesh, edhe me raste me flagrancë që po e bëjmë, por edhe me hetime. Sidomos zonat që janë në mbipopullim janë të mbikëqyrur nga agjentë të antidrogës. Javë për javë ka operacione të tilla”, tha Ervin Hodaj. /opiniona.l