Në lidhje me debatin e mbrëmjes në emisionin ‘Opinion’ mbi rrezikshmërinë e importit të plehrave në vendin tonë, Anëtari i Bordit të Shoqërisë së Ricikluesve, Vullnet Haka bëri me dije se mendimi i Shoqatës së Ricikluesve në vitin 2013, që i sugjeroi mazhorancës së sotme, në kohën kur të bënte ndalimin të definonte në nenin 22, ndalimin e plehrave përfundimisht në Republiken e Shqipërisë.
Më tej, Haka theksoi se shoqata i sugjeroi që të mos ndalonte importimin e lëndëve të para për industrinë.
“Në relacionin shoqërues të këtij ligji që u bllokua edhe importi i lëndëve të para për industrinë e riciklimit. Thuhet se për mbetjet e riciklueshme do të jetë i përkohëshëm. Për fat të keq, kjo zgjati veçse për tre vite. Ndërkohë me këtë ndalim qeveria shqiptare ka shkel dy marrëveshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare që prevalojnë mbi legjislacionin shqiptar. Që është marrëveshja me Organizaten Botërore të Tregtisë, e cila është marrëveshja e MSA-së. Të cilët e kanë të përcaktuar në një nen të tyre, rastet kur një produkt i caktuar i importuar ka shkaktuar dëm në shëndetin publik, edhe në mjedis. Por, të vërtetuar dhe në rastin konkret qeveria shqiptare e ka ndaluar pa pasur asnjë dëm”, tha Haka.
Shiko videon: