Mimoza Hafizi, ish-deputete e PS, ka theksuar në lidhje me seksizmin në politikë, se ai shfaqet edhe në një formë ironike ndaj aftësive të grave.
Hafizi është ndalur edhe në deklaratën e kryeministrit Rama, kumtuar kohë më parë në “News24”, si diçka e papëlqyeshme dhe tepër seksiste. Ajo tha se kjo nuk është deklarata e parë e thënë nga ai, madje një tjetër akoma më e rëndë i është bërë po nga Rama në Kuvend.
Deputetja Hafizi, pjesë e LIBRA-s, tha se unë vendosa të mos bëjë një betejë në fushën e burrave, por sipas mënyrës sime. Pra, duke u futur në një lloj debati që rrëshket në vulgaritet, pasi nuk ishte e dobishme as për debatin politik dhe as për dinjitetin tonë si gra.
Shiko videon: