Duke folur në emisionin “Opinion” për manin e operacioneve plastike Sociologu Gëzim Tushe ka thënë se shqiptarët janë racë e bukur dhe se influenca për ndërhyrje ka ardhur kohët e fundit pasi njerëzit duan të spikatin personalitetin e tyre edhe nëpërmjet pamjes: “Shoqëria jonë nuk mund të jetë barazitariste, unë mendoj që kjo tendencë është se njerëzit në shoqërinë shqiptare kanë filluar dhe duan ta spikatin individualitetin e tyre. Beteja për të dal nga turma, uniforme, qoftë edhe nëpërmjet pamjes fizike”, është shprehur Tushe. /opinion.al