Floriana Garo, sonte, në studion e emisionit Opinion, ka theksuar se në rrjetet sociale është e rëndësishme që njeriu të paraqesë gjëra të vërteta dhe jo mashtrime.
Sipas saj, njeriu, duhet të tregojë jetën e tij të vërtetë dhe jo atë që dëshiron të ketë.
Me tej, Garo ka rrëfyer për një mesazh që ka marrë kur ka hapur rrjetin social, facebook.
“Në fillimet e televizionit për mua, nuk e kisha menduar këtë gjë, por sapo hyra në televizion hapa këto rrjetet sociale, facebook-un kryesisht, dhe më ka ardhur një mesazh njëherë dhe më ka thënë që: Unë ty të kam shumë inat, se ke ndikuar shumë keq tek e dashura ime, e cila do një jetë si tënden. Dhe unë nuk e kisha menduar këtë gjë ndonjëherë, sot jam më e kujdesshme në ato që postoj. Dhe kur e mora këtë mesazh u shokova. Unë nuk e kam bërë këtë me tendencë”, është shprehur Floriana Garo/ Opinion.al