Moderatorja Floriana Garo, ka mohuar se do të jetë në listën e PD-së, si kandidate për deputete në Tiranë.
E pyetur nga Blendi Fevziu nëse ishte i vërtetë lajmi që po qarkullonte prej ditësh nëpër portale, ku thuhej se me pëlqimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Floriana do të ishte në listën e Tiranës si kandidaturë e tretë për deputetë?
Një lajm të tillë, Garo e ka mohuar kategorikisht, duke pohuar: “Jo nuk është e vërtetë”.
Vetëm pak ditë më parë, disa portale, publikuan lajmin se Floriana Garo është ftuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për të qenë kandidate për deputete në listën e Tiranës. /Opinion.al.