Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO OPINION/ Emision për Enver Hoxhën I

2018/11/27 at 6:41 PM
në -ARKIVA OPINION, Në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO OPINION/ Emision për Enver Hoxhën I

Diktatori Enver Hoxha ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Ai sundoi me dorë të “hekurt”, që nga viti 1944 deri në vitin 1985 kur vdiq në Tiranë. Përmes emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu sjell ballafaqimin e versioneve të kujtimeve të diktatorit dhe versione të sjella nga protagonistë të tjerë të ngjarjeve të historisë së Shqipërisë, të deklaruara kryesisht pas vitit 1990, kur shumë situata ndryshuan.


Imazhin e tij e kanë ende në kujtesë të gjitha ata që kanë jetuar komunizmin. Një burrë i gjatë, i pashëm që bën gjithçka të mundshme, ulet në një bankë me nxënësit, përqafon të moshuarat dhe fëmijët, ky ishte Enver Hoxha zyrtar që të gjithë ishin të detyruar ta shihnin dhe ta njihnin. Por ndërkohë kishte edhe një Enver Hoxhë tjetër, një Enver Hoxhë që askush nuk kishte mundësi ta njihte, por vetëm pak viktima të tij patën rastin të përballen me të dhe që pas vitit 1990, pjesa më e madhe e tyre guxuan të thonë të vërtetën.

Një nga momentet më të errta të Enver Hoxhës ishte edhe ai pas vitit 1981, pas vrasjes së Mehmet Shehut. Ai çoi drejt pushkatimit një prej bashkëpunëtorëve të tij, Ministrin e Mbrojtjes Kadri Hasbiu, i cili është cilësuar si një nga figurat më të errëta të historisë së Shqipërisë.

Enver Hoxha vazhdimisht ka nënvizuar faktin se ka qenë një komunist jo thjeshtë shqiptar, por internacionalist, pjesë e Partisë Komuniste franceze. Por ndryshe nga ç’e përshkruan Enver Hoxha rininë e tij në Paris, si një i ri që merrte pjesë në Partinë Komuniste, një prej bashkëmoshatarëve që vinte nga një familje e pasur dhe që e kishte pritur diktatorin kur ngeli pa bursë në Paris, rrëfen një tjetër version. Hasan Jero u bë pjesë e formacioneve partizane të asaj kohe, por menjëherë pas vitit 1944 futet në kalvarin e burgjeve komuniste dhe në vitin 1990 arrin të dalë i gjallë nga burgu. Hasan Jero rrëfen se Enver Hoxha fliste për rininë e tij ashtu si do kishte dashur ai të ishte dhe jo siç e kishte jetuar në të vërtetë.

Shumë njerëz të tjerë të cilët kanë patur një lidhje direkte apo indirekte me Enver Hoxhën tregojnë se në atë kohë ishte e vështirë të flisje sinqerisht dhe se shumë njerëz nuk kanë patur vlerësim të lartë për të.

“Shokët mendojnë se unë kam qenë një nga udhëheqësit e grupit komunist të Korçës, por unë nuk kam qenë as anëtar, por vetëm simpatizant”, tha vetë Enver Hoxha në pleniumin e dytë të Beratit, tregon Liri Belishova. Edhe në vendlindjen e tij, Enver Hoxha nuk kishte aspak namin e një njeriu që merrej me konspiracion. Vetë më vonë, Ismail Kadare tregon përshtypjet e babait të tij se dikatori njihej si një i ri, i cili vishej bukur, që rrinte në kafene dhe nuk përshtatej me idenë që kishin ballkanasit për një udhëheqës.

Megjithatë ai figuron si një nga themeluesit e Partisë Komuniste, si një nga përfaqësuesit e grupit komunist të Korçës. Por pikërisht themelimi i Partisë Komuniste është një nga momentet më kontradiktore në përputhjen dhe mospërputhjen e kujtimeve të Enver Hoxhës dhe dëshmive të tjera të bashkëkohësve.

Ishte Koço Tashko, ai që vendosi të merrte me vete Enver Hoxhën në themelimin e Partisë Komuniste, gjë për të cilën ka deklaruar se ka qenë gabimi më i madh i jetës së tij.

Por ata që e kanë njohur dhe ata që nuk e kanë njohur Enver Hoxhën bashkohen të gjithë në një pikë, që një nga figurat kryesore gjatë luftës ka qenë një oficer i ish-mbretërisë shqiptare, Spiro Moisiu. Enver Hoxha nuk arriti kurrë të sfumohej nga historia e Shqipërisë, megjithëse për shumë vite arriti të zbehë rolin e tij.

“Kanë qenë marrëdhënie të komplikuara, për të cilat im atë nuk para fliste. Unë isha i ri dha ai ishte me përvojë shumë të madhe. Ai ishte 42 vjeç kur doli në luftë, kishte përvojë ushtarake. Braktisi pasurinë dhe familjen sepse ishte patriot, asgjë tjetër nuk synonte. Nga fundi i luftës ai kishte rezervat e tij, lidhur me vrasjen e Mustafa Gjinishit, të cilin e ka patur shok të ngushtë. Që atëherë ishte tepër i kujdesshëm për këto gjëra”, shprehet Alfred Moisiu.

Por marrëdhënia e Enver Hoxhës me Jugosllavët ishte shumë e komplikuar dhe plot mister brenda tyre. Por dihet që viktima e parë e këtyre marrëdhënieve ka qenë pikërisht Nako Spiro, një nga figurat shumë të rëndësishme të Shqipërisë, por siç dihet, Enver Hoxha ka ndërruar 4 herë qëndrimin për të.

Po t’i referohesh kujtimeve të diktatorit, ai thotë se ishte tensionimi mes Koçi Xoxes dhe Nako Spiros, që çoi në vrasjen e këtij të fundit. Hoxha pretendon se Spiro vrau veten, sepse nuk kishte më ku të mbështetej.

“Unë kam menduar se ai ka vrarë veten, sepse ai përpara se të shkonte në komisionin e planit më tha se ishte në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, sepse Enver Hoxha i kishte mbyllur derën kur kishte shkuar për të biseduar me të. E gjithë Byroja Politike ishte vërsulur kundër tij dhe nuk i mbetej gjë tjetër veçse të vriste veten. Unë fillova të qaj, isha shumë e re… ai më tha: Pse e besove ti?

Unë kam dyshime, sepse nuk më lanë që ta takoja të gjallë në spital. Për mua ajo ishte një vrasje e pastër, sepse ata e vunë në kondita të tilla. Nuk ka rëndësi kush e tërhoqi këmbëzën”, tha Liri Belishova.

Në atë kohë pa patur një trukim të jashtëzakonshëm të historisë së Shqipërisë, një histori që ka shkuar sipas versioneve dhe kujtimeve të Enver Hoxhës.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012.



Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Para
Drejtori i ARRSH: Tek Unaza e Re do shemben 317 shtëpi dhe biznese

Kreu i ARSH, Qendro: Projekti ka kaluar në të gjitha fazat ligjore

Kryemadhi: Shtëpi më shtëpi për çdo votë, orientoni të pakënaqurit e PS

Kryemadhi: Shtëpi më shtëpi për çdo votë, orientoni të pakënaqurit e PS

Flet rivali i Aldo Bares: Nuk ua pashë fytyrën, qëlluan 3 herë me kallash

Flet rivali i Aldo Bares: Nuk ua pashë fytyrën, qëlluan 3 herë me kallash
















TE FUNDIT

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë
29 Dhjetor, 2025

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë kaluar mbi 92...

Lexo më shumë

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi
29 Dhjetor, 2025

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh...

Lexo më shumë

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën
29 Dhjetor, 2025

As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë...

Lexo më shumë

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara
29 Dhjetor, 2025

Volodymyr Zelensky tha se garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën ishin “100% të dakorduara” pas një takimi me Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com