Deputeti Ben Blushi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Elvis Roshi aktualisht drejton Bashkinë e Kavajës.
Blushi tha se pas humbjeve të zgjedhjeve në vitin 2009, Edi Rama, për të fituar zgjedhjet e tjera, mendoi të zgjedhë ca banditë për të mundur disa të tjerë.
“Rama humbi zgjedhjet në vitin 2009 dhe asnjë ditë, nuk ka ndodhur, që të bënim një bilanc. Zgjedhjet ne i humbëm se nuk kishim një program, nuk kishim koalicion dhe u futem në zgjedhje me njerëz të demotivuar. Për shkak se nuk gjeti asnjë difekt tek vetja, mendoi se fajin e kishte banda përballë”.
Sipas tij, pyetja nuk është pse i mblodhi këto banda, por pse i mban sot në pushtet dhe për çfarë arsye i ushqen me taksa dhe punësime.
Shiko videon: