Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka i ftuar në emisionin Opinion ka thënë se votimi elektronik është i domosdoshëm, pasi për partitë e vogla është tepër e vështirë të shkohet kështu në zgjedhje. “Si mund të hyjnë kështu partitë e vogla në zgjedhje, kur nuk kanë as komisionerë dhe as numërues, ne ku jemi këtu, ku kemi siguri ne për të ardhmen” është shprehur Duka.
Sipas Dukës të gjitha partitë e vogla janë rrënuar në zgjedhje, pasi nuk kanë përfaqësues në to. /opinion.al