Gazetarja Rezarta Delisula, bëri me dije, se të gjithë ata persona që u arrestuan për shkak të këtij operacioni dhe u shfaqën nga policia me emër dhe mbiemër, tregon se është një praktikë e frikshme nga policia.
Sipas saj, nesër viktima të kësaj praktike të policisë së shtetit, mund të biem të gjithë, qoftë edhe për ndonjë inat të një polici.
Delisula tha se si mund të ndjehet një njeri, kur i nxjerrin emrin për një gjë që nuk e ka bërë dhe pas njëzet orësh, ai del i pafajshëm.
“Unë jam një biznesmene, nesër vjen policia në lokalin tim me maska dhe terrorizon gjithë klientët, ndërsa unë kam paguar miliona lekë në shtet si taksapaguese dhe puna më bie e gjitha poshtë”, tha ajo në Opinion.
Shiko videon: