Gazetari Berat Buzhala, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Shqipëria nuk do ketë zgjedhje, nëse Partia Demokratike nuk futet në garën e 18 qershorit.
Buzhala tha se kjo është shumë e qartë, zgjedhjet nuk do mbahen në Shqipëri pa PD-në.
“Nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike në garë. Pavarësisht se Rama nuk bie dakord dhe thekson se ai do t’i mbajë zgjedhjet”, tha ai.