Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Opinion/ Buzhala: Berisha nuk e ka njohur situatën në Kosovë, ka gabuar…

2016/10/20 at 10:16 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Emisioni ‘Opinion’ në TV Klan ka si temë të mbrëmjes sherrin e mediave Shqipëri-Kosovë, kryesisht pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd.


Një nga të ftuarit, Ekrem Kryeziu i ftuar në lidhje me debatin e ngritur si stuhi në gotë për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë bëri me dije se unë jam dënuar si ideator i levizjes së ’81 me Ukshin Hotin, Halil Alidemin, Ali Kryeziun dhe një grup të tjerësh.

“Pse jam shqiptar, është normale pse jam shqiptar, unë tani jam shqiptar kosovar, për arsye se unë e kam shtetin, ne jemi pronar të shtetit kosovar, unë nuk them se jam shqiptar nga Kosova, por jam shqiptar kosovar.

Pas një ndërhyrje të gazetarit Berat Buzhala, ai tha se ne jemi shqiptar kosovar, me arsyen se ne jemi pronarë të shtetit të Kosovës. Ne e kemi realizuar atë shtet, dhe kemi detyrë ta mbrojmë atë.

Ndërsa, Buzhala theksoi se sa herë më është dashur të ndalëm në Shqipëri, në plazh, apo kudo më thonë je kosovar, unë u përgjigjem po jam kosovar. Pastaj më thonë se pse thua se je kosovar, por unë u përgjigjem ti po më quan kështu.

Hasimja: Berat mund të përdorin edhe pyetjen, a je lab? Por kjo nuk do të thotë se lebërit janë ndryshe.

Mesila Doda: Berat të pyes për një gjë? Im shoq ka lindur në Tiranë i thonë gjithë jetën çam.

Buzhala: Sigurisht, është rajon. Unë kur shkoj në Perëndim, nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje ta quaj vetën kosovar. Unë them jam shqiptar. Por kur shkoj në Amerikë unë u them jam europian.

Kurse, gazetari Ilir Babaramo ka shpjeguar për pak sekonda artikullin e tij të shkruar disa ditë më parë në lidhje me debatin e krijuar Kosovë-Shqipëri, ka theksuar se titulli i shkrimit ishte menduar për të provokuar dhe me shumë gjasa mund të ketë kaluar edhe sensin e etikës.

Babaramo nënvizon se në momentin kur e shkruajta isha në një situatë ku nuk dija se çfarë kuptimi kishte gjithë ky debat.

Fevziu: Babaramo vetëm ti mund të lidhësh cicat e Cecës me Nënë Terezën.

Babaramo: Duhej një element shkundës.

Fevziu: Kë doje të shkundje, Beratin apo Arbanën?

Babaramo: Arbanën ndoshta jo, por Beratin dhe avokatin e Beratit po. Sepse më duket situata ndër më absurdet dhe këtu duhet të bijmë dakord që të realizojmë një marrëveshje fjale, jemi një komb me dy shtete, i cili duhet të jetë i fortë dhe Kosova të jetë e fortë, në kufi jo në Ibër por në Merdar apo jemi dy shtete dhe dy kombe. Tani nëse Kosova është komb, unë di se kombet ndërtohen me themele me shekuj, me lumenj gjaku, me histori. Kombet kanë në themel, heronjtë e vet, ka historinë e vet, ka kulturën e vet. Tani përveç Bojo Ramizit, një produkti i vëllazërim bashkimit, që qe një horror, një Boro sllav dhe Ramizi shqiptar nga Kosova të cilët luftuan kundër pushtuesit bashkë. Përveç këtyre dy elementëve dhe turbofolkut serb, dhe Boro Ramizit në historinë shumëshekullore të shqiptarëve unë nuk di nëse kemi ndonjë gjë, jo të përbashkët. Kjo më kujton ’99, u çlirua Kosova dhe monumenti i Boro Ramizit nuk e di ku përfundoj. Berati mund ta di. Ai është zëvendësuar nga Adem Jashari. Unë di që Adem Jashari ka luftuar si shqiptar.

Arbana Xharra: Mes rreshtave kam vënë re se shumë analistë në Shqipëri, nuk e njohin realitetin. Unë kam vënë re se mes rreshtave nuk e njeh realitetin në Kosovë, unë dua të di Babaramo se sa herë vjen në Kosovë. Kështu që, paralelja që ke marrë për cicat e Cecës me Nënë Terezën është pikërisht histeria që u nis prej opinionistëve. Të njëjtin gabim e ka edhe Rama. Në lidhje me atë që tha në Beograd nuk e njeh Serbinë. Nuk njeh mentalitetin e Vuçiçit, nuk njeh politikën e Beogradit.

Babaramo: Ka gjë më të dëmshme se sa kjo e Goran Bregoviçit.

Buzhala: Kur Shqipëria përzihet në punë që nuk i njeh, Berisha në atë kohë, madje ky ka kërkuar falje për këtë gjë, se ka mbështet Demaqin me marrë pjesë në protestat e opozitës serbe demokratike. Berisha në intervistë në Expreëss thotë kam gabuar.

Babaramo: Pse nuk ke folur më parë, apo është baca e kombit ai?

Buzhala: Po flas tani, a bën me fol tani… Ideja është kjo. Berisha nuk e ka njohur situatën e ka gabuar. Imagjino me marrë pjesë në zgjedhjet demokratike të serbisë në ’95 ne nuk do kishim ekzistuar më si shtet. Paramendo me pas dëgjuar Fatos Nanon që kryeqyteti i shqiptarëve është Kreta në ’97 ku do kishim qenë ne.

Babaramo: Berat, në hierarkinë e datave, ka ndonjë renditje?

Shiko videon: 



Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para

Video-Opinion/ Hasimja: Ka një lloj përpjekje për të krijuar një identitet të ri, natyralisht që do kalojë nga ai shtetëror

Prindërit bëjnë tatuazh vizatimet e vogëlushëve të tyre, ja rezultatet

Prindërit bëjnë tatuazh vizatimet e vogëlushëve të tyre, ja rezultatet

Video/Analistët kosovarë: për shqiptarët jemi “malokë” dhe “të trashë”

Video/Analistët kosovarë: për shqiptarët jemi "malokë" dhe "të trashë"
















TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com