Pas largimit nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi në një intervistë ekskluzive në emisionin Opinion ka folur për largimin e tij nga partia që prej shumë vitesh kishte aderuar.
Blushi tha se largimi im nga kjo parti nuk ishte një vendim personal, pra jam unë dhe deputetja Mimoza Hafizi, që mbasi konsumuam të gjitha mundësitë, për të bashkëjetuar në një parti normale, me rregulla normale, vendosëm të largohem.
Ai theksoi se shqiptarët kanë aftësinë për të harruar shpejt, ne kemi bërë një betejë në Partinë Socialiste përgjatë vitit të fundit, pra ky vendim që ne morëm të enjten nuk ishte një rrufe në qiell të hapur.
“Nëse ju kujtohet që nga fillimi i vitit 2016, kemi bërë një betejë brenda PS-së që të ketë zgjedhje të lira, nëqoftëse në Shqipëri një parti eleminon zgjedhjet, dhe të gjitha forumet, madje duke i hequr ekskluzivisht një personi mundësinë për t’u zgjedhur, kjo quhet normale dhe pastaj të detyrojnë që të bashkëjetosh, kjo për mua nuk është normale, kjo është arsyeja themelore, por jo e vetme. Që bashkë me znj.Hafizi vendosëm të largohemi nga Rilindja”.
Fevziu: Z.Blushi ju thatë se keni kujtesën shumë më të shkurtër, por unë mendoj se kujtesën më të shkurtër e keni ju. U konfliktuat me Ramën në vitin 2009, u rikthyehet serish me Ramën, u larguat serish nga Rama, tentuat disaherë të flirtonit me Ramën; pra u bënë një seri gjërash që e bënë gati të pabesueshme në vetvete këtë vendim?
Blushi: Të gjitha këto nuk janë të vërteta, por tregojnë vetëm një gjë. Pra i kam shkuar parimit dhe raportit vetëm më një parim në raport me njeriun.
Fevziu: Cilit Parim?
Blushi: Në vitin 2009, kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen nga Partia Socialiste, por që nuk e bëri. Për shkak se humbi zgjedhjet, pra na la 4 vjet në opozitë, dhe unë kërkova që të japë dorëheqjen siç ndodh kudo rëndom. Është normë demokratike, është parim moral dhe e kishim sanksionuar në statutine e PS-së. Unë nuk jam bashkuar me Ramën, pastaj, kam qëndruar në partinë time.
Fevziu: Raporti juaj me Edi Ramën në vitin 2013, cili ka qenë?
Blushi: Raporti im ka qenë me parimet dhe jo me Edi Ramën. Të shpejgova se si ra një parti për shkak të dhunës dhe shkak të presionit, për shkak të përdorimit të pushtetit. Por njerëzit që votuan për të bërë një gjë të tillë, nuk besoj se janë qënie të lira. Por nuk është vetëm kaq. Unë kam 2-3 vjet, që them se eleminoheshin zgjedhjet, e kisha thënë në fakt, që flisja në Parlament, edhe në shtyp edhe këtu tek ty, për devijimin e pamundur dhe të shëmtuar të një partie e cila mori votat, për arsye krejt të tjera dhe për të qeverisur ndryshe.
Fevziu: Të lutem mi kap me pika që të jenë të kuptueshme?
Blushi: Pra në vitin 2013 nuk janë mbajtur zgjedhje. Partia Socialiste, për shkak të Rilindjes, qeveria nuk e ka aplikuar taksën progresive. Madje kjo është një nga kritikat e mia. Atë e ka aplikuar për popullin, por jo për biznesin. Ka disa lloje taksash, ka taksë për kapitalin, për punën, për qarkullimin. Në taksën për punën, pra për ata njerëz që fitojnë nga 10.000 lekë deri në 100.000 lekë këta paguajnë taksë progresive deri në 23 përqind. Kurse ai që fiton një milion euro apo dy milion euro taksohet vetëm 15 përqind. Pra Edi Rama nuk ka aplikuar taksën progresive. Pra nuk ka aplikuar taksën progresive për të pasurit, madje ka lënë taksën e sheshtë që kishte Saliu. Sali Berisha kishte taksë të sheshtë 10 për qind, pra pavarësisht se sa fiton, ti paguan vetëm 10 përqind. Edi Rama bëri taksë të sheshtë. Nga 10 e çoi në 15 përqind. Kaq. Por është prapë e sheshtë për kapitalin për bizneset, është progresive për të varfërit. Ata që kanë bëra shkolla më të mira, paguajnë më shumë se shefat e tyre. Një drejtor banke, që mund të ketë bërë një shkolle shumë të mirë, dhe e ka rrogën 2-3 mijë euro, e di se sa paguan? 23 përqind, pronari i bankës, pra shefi i tij, që mund të ketë rreth 2 milion euro fitime në vit, paguan vetëm 15 përqind.
Ndër të tjera, Blushi është ndalur edhe tek braktisja e madhe popullore nga Shqipëria. Ai tha se njerëzit po ikin nga varfëria.
Blushi: Nuk ka vend në Europë, që ka tendencë emigratore më të lartë si ne. Nuk ka.
Fevziu: Z. Blushi ju folët për një problem që kishte të bënte me zgjedhjet në në parti, ndërkohë që zgjedhjet e zgjedhjeve e ke hapur në vitin 2013. Nga viti 2013 dhe deri në 2016-ën, keni pasur kritika në mënyrë permanente me qeverinë?
Blushi: Një parti e cila nuk bën zgjedhje, nuk mbledh asnjë forum, ti nuk ke ku ti thuash këto gjëra. Megjithatë unë vetë, i kam thënë disaherë në Parlament. Madje shumë njerëz më kanë thënë se ke folur më shumë se sa duhet.
Ish deputeti i PS-së, Ben Blushi është ndalur edhe në marrëdhënien mes PS-së dhe LSI-së. Blushi theksoi se koalcioni mes tyre është krisur, por ata thjesht po qëndrojnë.
“Është një marrëdhënie formale, por mua personalisht nuk më takon ta komentojë”, tha ai.
Ndër të tjera, Blushi ka theksuar se ndryshimi i ideve të një partie ndodh për faktin se aty nuk ka zgjedhje të brendshme. Sipas tij, kjo nuk ndodh në Gjermani.
Ndërkaq, ai është ndalur edhe tek partia bashkëqeverisëse me PS-në, LSI. Të cilën, Blushi e etiketoi si një ndërmarrje private.
“Rilindja po kthehet edhe ajo në një ndërmarrje private. Nuk ka asnjë ndryshim, kjo nuk mund të ndodhë, siç e thashë në Gjermani. Nuk mund të ndodhë në Angli. Nuk mund të ndodhi në Angli. Nuk mund të ndodhi në Francë. E di se ku eshtë themeli i demokracisë, është demokracia e partive. A mendoni se Angela Merkel të cmendet dhe të thotë se në partinë time nuk ka zgjedhje. Një parti që s’flet askush përveç meje dhe Hafizit, nuk është asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje”.
Blushi ka folur edhe për marrëdhniet e tij me PS-në. Ai tha se unë e kam pamundur të bashkëjetoj me një parti për sa kohë aty nuk ka zgjedhje.
Ndërkaq, deputeti ikanak i Partisë Socialsite është ndalur edhe tek rrugëtimi i tij përgjatë viteve në politikë. Blushi theksoi me të madhe se gjatë gjithë karrierës sime politike, nuk i kishte bërë asnjë dëm këtij vendi.
“Kam besuar gjithmonë se edhe mund të bëj më mirë se në vitin ’91 kur kam dalur tek studentët edhe në vitin ’97 që kam qenë tërësisht i angazhuar dhe drejtoja të vetmën gazetë të pavarur në Shqipëri edhe në vitin 2013 kur besoja atëherë se Shqipëria do të ishte pak më mirë. Në fakt do të ishte shumë më mirë. Por këto janë kthyer në zhgënjime, nuk do të thotë se i kam shkaktuar unë këto dëme. Edhe pse jemi të gjithë produkt i komunizmit për 50 vjet, dikush ishte 50-vjeç ne të dy ishim 21-vjeç. Por nuk kishte askush përgjegjësi kolektive. Përgjegjësitë janë individuale, unë nuk mbaj përgjegjësi. Dhe nuk shtirem për diçka që nuk jam, jam ky që jam”.
Mirëpo, përgjatë intervistës me drejtuesin e emisionit Opinion, Blendi Fevziu është ndalur edhe tek kanabizimi i ekonomisë shqiptare. Blushi tha se nuk besoj se mund të ketë një vend normal në botë, ku kryeministri i vendit dhe qeveria nuk dalin të thonë: shqiptarë mos ikni nga Shqipëria, nuk e kam dëgjuar.
“Kam pritur rreth 6 muaj, në jana r të vitit 2015 derin në qershor të 2016, emigracioni u kthye në alarm për ne. Sipas tij, gjithë vendet e europës na thonin mos çoni kaq shumë emigrantë. Iku minimumi një qytet sa Elbasani, 50 mijë vetë gati. Nuk kam dëgjuar asnjë ditë Edi Ramën të dilte në televizor dhe të thoshtë: shqiptarë mos ikni nga Shqipëria. Ka njeri që e ka dëgjuar. Sepse është normale. Nga emigracioni erdhëm tek kanabisi. Keni dëgjuar një ditë Edi Ramën t’u thotë shqiptarëve mos mbillni kanabis”.
Fevziu: Por ndërkombëtarët pse nuk thonë asnjë fjalë për kanabisin? Ndërkombëtarët flasin për drejtësinë, flasin për korrupsionin, flasin për çdo gjë dhe nuk thonë asgjë për kanabisin?
Blushi: Unë nuk qeveris me ndërkombëtarët. Por kryeministri i vendit duhet t’u thotë shqiptarëve mos ikni nga Shqipëria se do t’u gjejë punë, do tu subvencionojë punë. Do thërrasim investime të huaja. Nuk keni arsye se pse të ikni.
Blushi është ndalur edhe tek krijimi i partisë së re. Apo siç e quan ai një projekt të ri politik për vendin, që në thelb të tij ka njeriun e thjeshtë.
Deputeti i larguar nga PS-ja tha se brenda muajit Nëntor do të marrë formë projekti politik për krijimin e një partie të re.
Ai theksoi se ky projekt, do të jetë një platformë e njerëzve të zakonshëm dhe jo biznes privat, sikurse është shndërruar Partia Socialiste.
“Bashkë me zonjën Hafizi që e kam bashkëpunëtore duam të bashkojmë sa më shumë vullnete për një projekt të ri politik që do të marrë formë shumë shpejt. Brenda një muaji do të marrë formë. Brenda muajit Nëntor do të shpallim një projekt të ri politik, i cili do të jetë platformë e njerëzve të zakonshëm. Nuk e kam ambicien për të krijuar parti private. Nëse do doja të isha ortak në një biznes privat, do rrija në PS. Do kisha kuotat më të larta në atë biznes nëse do rrija prapa Ramës në atë biznes. Nuk e kam pranuar”-deklaroi Blushi.
Ndërkaq, për Ben Blushin nuk ka më alternativa për t’u kthyer brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se largimi i tij është përfundimtar.
Blushi thotë se “nuk e kishte menduar kurrë që do të largohej nga Partia Sociasiste, që tashmë falë Rilindjes, është kthyer në një ndërmarrje private”.
Në këtë ndërmarrje private të Edi Ramës, sipas Blushit, nuk ka njerëz të lirë.
“Unë nuk kam ikur as me qejf. As duke qeshur nga PS. Kam që nga 96 që jam pjesë e PS Dhe nuk emdnoja kurrë se mund të ikja prej andej. Nuk e mendoja dhe nuk kisha arsye pse ta mendoja”.
Shiko videon: