Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar në emisionin Opinion se Edi Rama nuk ka vullnet për të zbatur ligjin. Basha tha se çfarë e pengon kryeministrin e vendit të zbatojë ligjin, por, sipas tij, Rama nuk ka vullnet politik.
“Çfarë e pengon Edi Ramën, që e ka kompentencë ligjore ta shkarkojë me vendim të Këshillit të Ministrave Elvis Rroshin? Nuk e pengon asgjë ta shkarkojë, kur është konstatuar se ai është i dënuar në Itali për përdhunim në grup të një minoreneje, kur është dëbuar në Zvicër për trafik droge dhe ka gënjyer për të dyja në formularin e dekriminalizimit”.
Shiko videon: