Botuesi Fahri Balliu i ftuar në emisionin “Opinion” e quajti deklaratën e komisionerit europian Johannes Hahn një “Daci-Bao”.
Sipas tij, komisioni ka fshehur përgjegjësinë e tij në lidhje me krizën në Shqipëri.
Fahri Balliu: Ai është shmangur nga përgjegjësia e vet, sepse si komisioner i BE s’ka qenë i zoti të kryejnë misionin e tij për të pajtuar palët. Duket se ka qenë i paaftë për këto punë.Ai ka dalë nga misioni i vet. Ai është komisioner i Ballkanit dhe ka bllokuar gjithë Ballkanin, gjithëandej ka krizë.
PD duhet të shikojë problemin e vet për zhvillimin e demokracisë, sepse letra e Hahn tregoi se ka mohim për tre pista për të cilat lufton opozita; drogën, kriminelët dhe ekonominë. /Opinion.al