Deputeti i PS, Taulant Balla, ka treguar sonte në emisionin Opinion se votim të mirëfilltë elektronik, aplikojnë vetëm pesë shtete në botë.
Balla, personalisht, nuk u shpreh kundër një sistemi të tillë, përkundrazi ishte proh një sistemi elektronik të aplikueshëm në Shqipëri.
Ai tha se ekziston një strategji e PD-së, e cila nuk ka të bëjë fare me votimin elektronik. Sipas tij, këtu ekziston një strategji, që i gjithë publiku është i vetëdijshëm për një levizje të tillë.
“Kur i pyet veçmas deputetët e Partisë Demokratike, ata të thonë nuk bëhet. Kur dalin në televizor thonë bëhet”, tregoi Balla.
Deputeti i PS-së, theksoi se procesi i votimit elektronik, është i pa aplikueshëm në Shqipëri, përsa i përket zgjedhjeve të fundit, për arsye kohe.
Shiko videon: