Enkelejd Alibeaj, i cili është edhe autori i ligjit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, theksoi në Opinion se në muajin maj është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga pala greke për Klement Balilin.
Alibeaj tha se jo më kot ambasadori amerikan ka shkuar që në maj dhe ka kërkuar arrestimin e Balilit, sipas tij, ai nuk mund të shkonte nëse nuk do kishte një urdhër-arresti, thjesht me llafe pazari.
“Cfarë ndodh me urdhër-arresti ndërkombëtar? Urdhër-arresti ndërkombëtar lëshuar nga çdo vend anëtar i konventës përkatëse shpërndahen nga një qendër që është në të gjithë Europën dhe është në Lion të Francës. Urgjentisht ky urdhër-arresti ndërkombëtar, nga Lioni i Francës ka ardhur në Shqipëri. Ku do thuas ti, tek “Interpol Albania”, që është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Pyetja është se çfarë duhet të bësh në këto raste? MB ka dy alternativa që duhet të bëjë. E para, të njoftojë Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë. Dhe para që të bëjë këtë gjë, duhet të bëjë edhe këtë gjënë tjetër. Të lokalizojë se ku është dhe ta arrestojë”.
Shiko videon: