Një përplasje e paprecedentë u shënua këtë të enjte mes ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, dhe prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, në thelb të së cilës ishte reforma në drejtësi.
Në një intervistë ekskluzive në emisionin Opinion, kreu i akuzës, deklaroi se me ambasadorin amerikan kemi pasur diskutime se si do funksionojë institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, pas reformës në drejtësi.
Llalla tha se ambasadori i Lu i ka bërë këto deklarata pa praninë time, ai nuk është një guvernator i Shqipërisë, por një ambasador i një shteti. Kryeprokurori theksoi se ai nuk mund të sillet si zot i vendit këtu.
Për herë të parë, kryediplomati amerikan tha publikisht me zë se kryeprokurori për më shumë se 18 muaj ka kundërshtuar reformimin e sistemit gjyqësor.
Kaq mjaftoi, që si rrallë herë, Llalla të sulmojë po publikisht Lu-në, duke thënë se ky sulm jo diplomatik- siç ai e cilësoi- vijon prej dy vitesh, dhe fsheh pas tij interesa personale të ambasadorit.
Shiko videon: