Një shqetësim tjetër që qytetarët kishin ishte nëse duhet të përdorin preparat për uljen e temperaturës dhe çfarë më shpesh?
Lidhur me këtë shqetësim doktori Pëllump Pipero i ftuar në panelin e emisionit Opinion, ka thënë se deri në temperaturën 38 e gjysmë pacientët të marrin atiperetik, pra ulës të temperaturës.
Ndërkohë lidhur me pyetjen nëse një persona duhet të rijë në shtëpi apo të dal në ajër të pastër, Pipero ka thënë se: “Unë do tu rekomandoja të qëndroni në shtëpi dhe të arjërosni ambientin. Duhet të qëndroni në shtëpi për dy arsye: E para ju duhet qetësi dhe e dyta janë burim infeksioni për të tjerët”, është shprehur Pipero,
Tritan Shehu po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë të prekurve me grip që të mos përdorin aspirinën. “Mos përdorni aspirinë, pasi jep një problem komplikues të rëndë. Sepse aspirina në këto viroza jep një sindrom që quhet sindrom ireji dhe është një nga sindromat më të rrezikshme”është shprehur Tritan Shehu./opinion.al