Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO/ Oficeri Nuhu përballet në “Opinion” me Taulant Ballën

2018/09/28 at 9:49 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO/ Oficeri Nuhu përballet në “Opinion” me Taulant Ballën

Emisioni “Opinion” mbrëmjen e së entjes për të dytën herë radhazi u fokusua tek ngjarja e rëndë e Fushë-Krujës, ku djali i një deputeti dyshohet për dhunimin e ish-të dashurës. Në rrëfimin e tij, oficeri Emiljano Nuhu tashmë i larguar nga vendi, ka deklaruar se është kërcënuar për ta mbyllur këtë çështje. Ai akuzon se në zyrë i ka shkuar i ati i djalit, deputeti Rrahman Rraja, kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bardhi.

Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” u përballën në distancë Taulant Balla dhe oficeri Emiljano Nuhu. Në studio ishin të ftuar, Artan Hoxha – Gazetar, Armand Shkullaku – Gazetar, Basir Collaku – Gazetar, Lorenc Vangjeli – Analist, Mustafa Nano – Analist.

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar në një lidhje skype me “Opinion” se është kërcënuar nga deputeti socialist Rrahman Rraja dhe njerëzit e tij.

Pyetje: Keni deklaruar që jeni kërcënuar nga familjarët e djalit?

Emiljano Nuhu: Më morën në telefon nga Ëhatsappi, jo ato që nxorri z.Hoxha. Më morën në telefon, e pranova takimin dhe i prita për arsye sigurie në një lokal në Unazën e Re. Në grupin kriminal ku bëjnë pjesë janë të inkriminuar dhe nga Policia e Shtetit. Nuk kam çuar në kontakt fizik se isha i humbur unë po të kisha reaguar fizikisht. I dëgjova me vëmendje, ata e kishin ndarë mendjen, mos vazhdo më se do të zhdukim familjen.

Pyetje: Pse nuk lajmëruat patrullën?

Emiljano Nuhu: E njoftova më pas, bëra njoftimin institucional, vura në dijeni shefin tim, prokurorin e çështjes. Vajta në komisariatin Nr.6 për të bërë kallëzim.

Pyetje: Deputeti i PS ka deklaruar që nuk ju ka takuar?

Emiljano Nuhu: Atë do ta mohojë. E kam takuar. Pse s’i publikon pamjet filmike te stacioni i policisë në Krujë.

Pyetje: Taulant Balla ka deklaruar që nuk ka qenë fare në komisariat?

Emiljano Nuhu: Jam shumë i sigurt dhe e deklaroj në çdo institucion.

Pyetje: Si hyri në komisariat?

Emiljano Nuhu: Sa kanë parë Taulant Ballën hapin portën dhe nuk flasin me gojë.

Pyetje: Ka qenë me kamera komisariati?

Emiljano Nuhu: Ka kamera, por serverin nuk e kam parë ndonjëherë.

Pyetje: Ka pasur persona të tjerë që e kanë parë deputetin Balla?

Emiljano Nuhu: Punonjësit që kanë qenë në komisariat, 5-6.

Pyetje: Balla iu ka paditur për shpifje?

Emiljano Nuhu: Është e drejtë e tij, ai do bëjë kundërpërgjigje. Kam dokumente dhe do t’ja paraqes vetëm drejtësisë.

Pyetje: Djali ishte në kërkim prej vitit 2017?

Emiljano Nuhu: Ka qenë disa herë.

Pyetje: Ngjarja është përdorur nga ju për të përfituar azil?

Emiljano Nuhu: Kjo nuk është e vërtetë sepse nuk e kam pasur synim.

Balla: 10 mijë euro për të inskenuar këtë ngjarje

Në lidhje të drejpërdrejtë me studion e “Opinion”, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla tha se “sipas informacioneve që unë kam, në këmbim të parave ndaj shtetasit E.N, këta zotërinj kanë inskenuar këtë histori në këmbim të 10 mijë për të përfshirë dhe emrin e kryetarit. Këto çështje të shkojnë dhe t’i sqarojnë në Prokurori, ku do të shkoj dhe unë”.
Ndërkohë Taulant Balla tha se nuk ka qenë në Fushë- Krujë prej një viti.

“As nuk kam qenë ndonjëherë në Fushë Krujë gjatë vitit të fundit dhe nuk e kam parë ndonjëherë këtë djalin dhe se ku ka qenë mund t’ja u rikonfirmoj. Nuk e njoh. Më vjen keq për këtë fatkeqin që e ka shpërdorur Lulzim Basha me shokë. Më vjen keq për këtë”, u shpreh Balla.

Pyetje: A duhet të ishte sjellë drejtësia ndryshe?

Taulant Balla: Kjo është pjesa më e rëndësishme. Për mua e rëndësishme është që kalimi i Xh.M. të hetohet dhe të marrë çdo lloj mbrojtje dhe çdokush që ka tentuar t’i preke flokët sepse ajo mund të ishte motra juaj. Sepse të njëjtën gjë kam thënë edhe para pak ditësh me deputetin Rraja sepse ky rast është bërë publik para tre muajsh.

Zoti Rraja më ka informuar se lidhur me këtë rast ka qenë një konflikt mes dy të rinjve dhe është gjetur një zgjidhje. Hetimi do të shkojë deri në fund. Policia e Krujës nuk e ka mbyllur hetimin dhe ky hetim duhet të shkojë deri në fund.

Gazetari Armand Shullaku i pranishëm në studion e Opinion, pyeti Taulan Ballën se si shpjegohet që njerëz që kanë imunitet nuk dënohen në këtë vend?

Taulant Balla: Shkullak do të dënohen shumë shpejt. Duroni të shikoni si do të dënohen. Hetimi i plotë i shtetases Xh.M., i bëj apel prokurores së përgjegjshme që të gjithë këtë hetim ta rianalizojë.

Blendi Fevziu: A ka ushtruar pushtetin e tij deputeti juaj, për ta anashkaluar apo për ta lënë mënjanë?

Taulant Balla: Për fat të mirë hetime në jurisprudencën tonë i drejton prokuroria. Unë i bëj thirrje prokurorisë.
Kemi dy deklarata, një të një ish punonjësi dhe një të Policisë së Shtetit, pavarësisht se nuk ka qenë ky personi i ngarkuar me këtë çështje.

Nuk merrem me Basir Çollakun, e pres në gjykatë. Tek shkresa që jam vënë në dijeni këta kanë marrë 10 mijë Euro. Në prezencë kanë qenë dhe 10 persona të armatosur.

Nuhu: Pasi më kërcënuan, më çuan njerëz për shpërblim

Emiljano Nuhu: Më ka çuar një në lidhje miqësore kundrejt shpërblimit, hap gojën që mos ta përmendësh më, nëpërmjet telefonit jam kontaktuar sot. Janë lidhje shoqërore të miat, nuk mund të flas.

Taulant Balla: Edhe kjo deklaratë do t’i shtohet kallëzimit penal ndaj këtij shtetësi, në bashkëpunim me shtetasin Taulant Balla dhe Basari Çollaku, pjesë e këtij inskenimi.

*EMISIONI I PLOTE


Etiketa: Emiljano Nuhuopinionperballjetaulant balla


Ju sugjerojmë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
Para
I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

I riu kanosi me thikë 61-vjeçarin dhe sulmoi një efektiv policie

Këto janë gabimet tipike që bëjnë femrat gjatë marrëdhënieve seksuale

Këto janë gabimet tipike që bëjnë femrat gjatë marrëdhënieve seksuale

Përfundon fjala e deputetëve të Opozitës në Parlament

Pa shpresë dhe e dëshpëruar nëna i drejtohet Kuvendit: Po më vdes djali
















TE FUNDIT

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
13 Qershor, 2026

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë bërë...

Lexo më shumë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}