Është nxjerrë nga rezervuari i Çerkezës në Tiranë automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Erion Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe, të cilët humbën jetën.
Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm. Makina e tyre u pikas nga roja i sigurisë së rezervuarit, i cili njoftoi policinë rreth orës 07:20 të mëngjesit ndërsa shërbimet e Policisë, të zjarrfikëses dhe edhe polumbarët e Reneas u nisën drejt vendngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari. Ndërkohë autoritetet vunë re se në makinë ndodheshin dy të rinj. Në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit u gjet 22-vjeçari dhe 20-vjeçarja e pajetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./Opinion.al