Duket se gjesti i pamenduar mirë i një nuseje të re nervozoi pa masë vjehrrin e saj, i cili e grushtoi në momentin kur ajo ia tregoi gishtin e mesëm gjatë ceremonisë martesore.
Nusja e paturpshme e identifikuar vetëm si Lena, është kapur nga kamerat duke ia drejtuar gishtin e mesëm vjehrrit të saj.
Fillimisht dukej si një shaka, pasi disa gra përreth shiheshin duke buzëqeshur, por kjo ngjarje brenda pak sekondave u shndërrua në rrahje të dhunshme.
Në videon e postuar në internet, dëgjohet një burrë i moshuar duke i thënë, “çfarë dreqin është kjo? Vëre gishtin e mesëm në pjatë sepse do ta këpus”.