Pamjet e mëposhtme vijnë nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni 45-vjeçar Çajup Selimi, mbrëmjen e djeshme në Tepelenë.
Sikurse shihet në video shkallët e pallatit janë me njolla e gjaku, pikërisht aty ku biznesmeni u qëllua me armë në trup dhe kokë, duke ndërruar jetë.
Sipas news 24 për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar një të dyshuar, i cili ka pasur më parë konflikte me të.
45-vjeçari Çajup Selimi u qëllua për vdekje në momentin kur ishte duke u futur në apartamentin ku ai banonte. Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.
Në vitin 2018 Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën e atë me mjete të forta. Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen në vitin 2018 u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena.
Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes./ Opinion.al