Paradite frike në një qendër tregtare në Bromley, në Kent, në Angli. Një burrë i armatosur me hanxhar ka përhapur panik te një numër i madh njerëzish që po bënin shoping.
Klientët ia mbathën duke iu frikësuar një akti terrorist. Një burrë u arrestua ndërsa një tjetër është në kërkim. Policia e përjashton për momentin pistën e terrorizmit. Ikja e klientëve është filmuar nga një dëshmitar që më pas e hodhi videon në Twiter.