Një prej shesheve të rindërtuara në qytetin e Laçit, ka marrë emrin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, në shenjë mirënjohjeje, pasi 522 banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në këtë qytet u rindërtuan me financimet turke.
Ka qenë vetë Erdogan që ka inauguruar sheshin me emrin e tij “Sheshi Erdogan”. Më herët, Erdogan është vlerësuar me dekoratën “Qytetar Nderi i Kurbinit” për kontributin e tij.