Sulmuesi i Bolonjës, Matias Destro, i ka çuditur të gjithë me rastin e humbur në sfidën e sotme ndaj SPAL-it, në Serinë A. Në sekondat e fundit të kohës shtesë, Bologna organizoi një aksion sulmues, ku Orsolini shërbeu për Destron, i cili nga një distancë fare e vogël me portën, gjuajti topin mbi traversë, duke bërë të pamundurën.
Të menjëhershme ishin edhe reagimet në rrjetet sociale, që ironizonin goditjen e sulmuesit, pasi të nxirrje jashtë kuadratit atë top, ishte alternativa më e vështirë. As vetë Destro nuk e ka besuar, që topi ka shkuar jashtë, i cili ka vendosur menjëherë duart në kokë
Medio metro a puerta vacía para empatar pero lo falla. Increíble Mattia Destro, era más difícil botarlo pero a él le gusta lo imposible ??? #SportsAS
pic.twitter.com/zEam8luSw1
— Andres (@Ansuark_) March 3, 2018