Një javë para nisjes së vitit të ri shkollor 2016-2017, për mijëra nxënës të arsimit publik, prindërit qendrojnë në radhë për të blerë tekstet mësimore. Pamjet më poshtë janë filmuar në zonën e Kinostudios, në një magazinë caktuar nga shkolla dhe shtëpitë botuese për shitjen e librave. Prindërit thonë se qendrojnë që në orët e para të mëngjesit në radhë për të terhequr librat, të cilat dolën në shitje me vonesë. Edhe sot, kur data shënon 5 shtator, një pjesë e mirë e titujve mësimorë mungojnë, pasi nuk kanë dalë ende në treg./ Opinion.al