Janë publikuar pamjet nga ambientet ku po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve ukrainas dhe rus në Bjellorusi
Tashmë palët kanë nisur negociatat lidhur me luftën që po ndodh mes dy vendeve. Më herët, Presidenca ukrainase njoftoi se do të kërkojë armëpushim të menjëhershëm dhe largimin e turpave ruse nga vendi i saj.
Mësohet se delegacioni i Ukrainës përbëhet nga Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltari i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.