Aktualitet

Video/Nis dita e 6 e protestës kundër rritjes së çmimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:27 - 14/03/22 |
Opi Nion

Ka nisur dita e 6-të e protestës para kryeministrisë. Qytetarët po protestojnë prej ditësh kundër rritjes së çmimit të naftës dhe çmimeve të ushqimeve.

Kryeministri Rama e ka quajtur këtë protestë si “protesta e turpit” dhe sipas tij është një protestë që i pëlqen Rusisë.

Protestuesit kanë kërkuar uljen e çmimeve dhe heqjen e taksave të naftës, por kryeministri ka thënë se taksat nuk do hiqen edhe sikur kjo protestë të zgjatë për vite të tëra.

Ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se protestat nuk do ndalen deri në momentin kur çmimet të ulen./Opinion.al

Pas