Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka pësuar një incident gjatë seancës së sotme plenare.
Peleshi ka shkuar në vendin ku qëndron e ulur zv/kryeministrja Belinda Balluku, ndërkohë që në foltoren e Kuvendit po fliste deputeti Denis Deli.
Pas bisedës me Ballukun, Peleshi është larguar për t’u ulur në vendin e tij por ka humbur ekuilibrin dhe ka rrezikuar të rrëzohet në shkallët e parlamentit.