Vetëm një ditë pas ngjarjes së frikshme të ndodhur ditën e djeshme, babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi shpërthimi i gazit, vazhdojnë të mbeten në gjendje të rëndë në repartin e Djegie-Plastikës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas raportimeve të mjekëve që po ndjekin trajtimin e dy personave të lënduar, babë e bir kanë djegie në 70 për qind të trupit, çka i mban ende në rrezik për jetën. Ndërkohë që Vjollca Voci infermiere në Spitalin e Shkodrës ka treguar edhe momentet e para kur është ndeshur me personat e lënduar nga shpërthimi i gazit.
“Kur mbërritën atje, pashë njerëz të terrorizuar. djali më thoshte më shpëto, mos të vdes. Njeri nuk hynte brenda. Nuk më hiqet nga mendje ajo skenë. Momentin që kam hyrë brenda ka qenë tym dhe u asfiksova. Të gjithë donim të hynim , por flaka e madhë na goditi. Ku transportuam të sëmurët të gjithë ishin rëndë”