Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/Nga Rama tek Basha e Berisha, si u komentua darka e Dubait

2021/01/10 at 7:27 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/Nga Rama tek Basha e Berisha, si u komentua darka e Dubait

Një video e ministrave Ahmetaj dhe Balluku, shoqëruar nga shefi i komunikimit në Kryeministri Endri Fuga dhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku, gjatë një darke në Dubai, është bërë tashmë virale në rrjet.

Darka është konsumuar në një nga lokalet më të njohura, “Nusreti”, duke shkaktuar në fakt jo pak reagime.

Por pikërisht përmes rrjeteve sociale, Kryeministri Rama u është përgjigjur komentuesve lidhur me këto imazhe, ndërsa ka pohuar se në vizitën e Dubait është aktualisht një grup i madh me përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor,  mediave dhe me ftesë nga pala pritëse.

Rama është shprehur se kjo viztë ka për qëllim sjelljen e investimeve në Shqipëri, ndërsa ka theksuar që shpenzimet janë mbuluar prej mikpritësve.

“Mos u mbyt ne portalet e atyre qe vetem hedhin helm, po informohu dhe do ta mesosh qe ne Dubai ka shkuar nje grup i madh me perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor, mediave, me ftese nga pala pritese dhe s’kane shkuar per karkaleca po per te sjelle investime ne Shqiperi, nderkohe qe tere shpenzimet mbulohen prej mikpritesve, keshtu qe kjo qe thua s’ka asnje lidhje, ndersa lokalin e vogel nuk besoj te ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk te ka lene jetim, sepse kush ka lokal te vogel i jane hequr taksat e qeverise dhe i jane bere ZERO!”, shkruan Rama duke iu përgjigjur një prej komentuesve në faqen e tij.

Edhe kreu i PD Lulzim Basha e ka komentuar darkën e Dubait. Përmes një publikimi në Facebook, Basha shprehet se ministrat e Ramës shtrohen në restorantin më të shtrenjtë, në një kohë kur vendi është nën ujë.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj”, shkruan Basha.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha ka sjellë një sërë postimesh lidhur me darkën e shumpërfolur, ndërsa ka sjellë shembullin e futbollistit Ribery, i cili u gjobit nga klubi i tij, sepse postoi nje foto që po drekonte në Dubai me kofshë të mbështjellë me fletë floriri.

“Çmendet interneti! Memet e narkoministrave Ahmetaj, Balluku, Parukja etj tek El Nusreti ne darke si ne endrra me biftek te mbeshtjelle me flete floriri dhe verera ekzotike prej 13 mije eurosh po bejne xhiron e botes. Miq, Bayern i Mynihut gjobiti rende mesfushorin e tij Frank Ribery sepse postoi nje foto qe po drekonte ne Dubai te El Nusret me kofshe te mbeshtjelle me flete floriri. Por edhe diktatorin Maduro e sulmuan mbare mediat e botes se drekoi ne Stamboll tek El Nusret”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Sikurse është bërë tashmë e ditur, një delegacion prej të paktën 18 personash nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë kanë udhëtuar drejt Dubait për takime zyrtare, ndërkohë që në në fund të nëntorit, Kryeministri Rama firmosi një marrëveshje në Abu Dhabi për ndërtimin e 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë nga fondet e Emirateve të Bashkuara Arabe./Opinion.al

Etiketa: darkadubaiministrat

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

13 Tetor, 2025 4:19 pm
Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
Bota

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

13 Tetor, 2025 4:18 pm
PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
Rajoni

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

13 Tetor, 2025 3:31 pm
Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
Bota

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

13 Tetor, 2025 2:39 pm
Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
Bota

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

13 Tetor, 2025 2:36 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

13 Tetor, 2025 1:49 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Para
VIDEO/14-vjeçarja që natën qep këpucë dhe ditën shkon në shkollë

VIDEO/14-vjeçarja që natën qep këpucë dhe ditën shkon në shkollë

Rama: Jemi i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël

Rama: Nesër nis vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri

“Është e pabesueshme”, Çobani: Nëna braktis të birin në stolin e avokatit

“Është e pabesueshme”, Çobani: Nëna braktis të birin në stolin e avokatit

TE FUNDIT

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
13 Tetor, 2025

I morën me dhunë një 27-vjeçari, në rrugë, një shumë parash dhe 3 celularë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga...

Lexo më shumë

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
13 Tetor, 2025

Me fytyrat e fshehura dhe shfaqjen e forcës, Hamasi ka liruar 20 pengjet e fundit izraelite që kishin mbetur gjallë,...

Lexo më shumë

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale

PDK: Jemi partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
13 Tetor, 2025

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave...

Lexo më shumë

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
13 Tetor, 2025

Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com