Teksa pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të shkojë sot në SPAK ku do të pyetet për herë të parë si person nën hetim për çështjen ‘Partizani’, deputetë të PD-së dhe mbështetësit e tij janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme.
Mes deputetëve që ndodhen para SPAK, janë Albana Vokshi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Eno Bozdo, Tritan Shehu, Luan Baçi, Ivi Kaso.
Pritet që në orën 10:00 të nisë seanca e marrjes në pyetje të Berishës.