Një nënë është detyruar të hedhë nga dritarja katër fëmijët e saj, pasi apartamenti ku jetonin u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Esenler të Turqisë.
Nga video e publikuar duket se teksa nëna hidhte fëmijët, poshtë disa burra kishin hapur një batanije për t’i pritur.
Ndërkaq, raportohet që shpëtimi i tyre është bërë me sukses dhe veç dëmeve material nuk ka asnjë të lënduar./Opinion.al