Bota

VIDEO/ Nëna hedh foshnjën nga ndërtesa që po digjej, për ta shpëtuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 14/07/21 |
Opi Nion

Një nënë në Durban, Afrikën e Jugut, u detyrua të hidhte foshnjën e saj nga një ndërtesë që i ishte vënë zjarri nga plaçkitësit.

Në pamjet e publikuara nga BBC, shfaqet momenti kur nëna hedh fëmijë nga ballkoni, ndërsa fatmirësisht foshnja nuk pësoi asnjë lëndim, pasi u kap nga fqinjët të cilët po qëndronin poshtë ndërtesës.

Dhjetëra njerëz në Afrikën e Jugut janë vrarë dhe qindra janë arrestuar në trazirat, pas shkarkimit dhe dënimit me burg të Presidentit të vendit, Jacob Zuma.

Gjithçka nisi në “formën e protestave”, por më pas ato u kthyen në dhunë gjatë fundjavës, në “formën e zjarreve”, me bllokim të autostradave si dhe me plaçkitjen e bizneseve./Opinion.al

Pas