Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/“Ne s’na plas për rusët”, dalin bisedat e tensionuara të Macron me Putin

2022/07/06 at 7:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/“Ne s’na plas për rusët”, dalin bisedat e tensionuara të Macron me Putin

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai rus, Vladimir Putin kanë regjistruar një bisedë të tensionuar telefonike vetëm katër ditë përpara se Kremlini t’i hapte rrugën pushtimit të Ukrainës.


Regjistrimi bombastik është zbuluar nga mediat franceze dhe aty dëgjohet Presidenti francez duke sulmuar homologun e tij lidhur me sugjerimet që ai duhet të negociojë me separatistët pro-rusë.

Debati i tensionuar përfundoi me Putinin që deklaroi se ishte në palestër për të luajtur hokej mbi akull, pasi hoqi dorë nga kërkesat për të mbajtur një takim me Joe Biden. Detajet e thirrjes konfidenciale të 20 shkurtit u zbuluan nga transmetuesi France2 në një dokumentar mbi trajtimin e konfliktit nga presidenti francez me temë “Një President, Evropa dhe Lufta”.

Në diskutimin e zjarrtë, Macron i tha Putinit: “Nuk e di se ku e ka mësuar ligjin avokati juaj! Unë thjesht po shikoj tekstet dhe po përpiqem t’i zbatoj ato! Nuk e di se cili avokat do t’ju thotë se në një vend sovran, tekstet e ligjeve propozohen nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike”.

Në bisedën telefonike, gjatë së cilës Putin ishte duke u relaksuar në një gjimnaz, kreu i Kremlinit e përshkruan revolucionin e vitit 2014 që solli liderët properëndimorë në pushtet në Ukrainë si një grusht shteti dhe akuzon Volodymyr Zelensky për refuzimin e përfshirjes në dialog me separatistët pro-rusë.

“Kjo nuk është një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata erdhën në pushtet me një grusht shteti, kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës”, i përgjigjet më pas Putini i tërbuar homologut të tij francez.

Kur lideri i Kremlinit i sugjeroi sërish Macron-it të negociojë me separatistët, francezi u shpreh me tone të larta: “Ne nuk na plas fort për propozimet e separatistëve!”

Të nesërmen e përplasjes me Macron, Putin doli dhe deklaroi se Rusia njeh Republikën Popullore të Donetsk dhe Republikën Popullore të Luhanskut dhe pushtimi i plotë filloi në mëngjesin e 24 shkurtit.

Ndërkohë biseda vijon me Macron që kërkon qartësi mbi ‘synimet’ e Putinit dhe pyet se cilat ‘veprime të dobishme’ mund të parandalojnë një luftë të plotë. Putin më pas shpërthen mbi figurën e Zelenskyt, të cilin ai e akuzon se ‘gënjen’ për marrëveshjen e Minskut, një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2014 që synonte dhe dështoi t’i jepte fund luftës në Donbas.

Putin pretendon se separatistët në rajon janë përpjekur të negociojnë në mënyrë diplomatike me Ukrainën dhe janë përpjekur të “hapin një dialog konstruktiv” me Zelenskyn, i cili refuzoi të fliste me ta.

Putin gjithashtu inkurajon Macron të negociojë me separatistët, por ai me zemërim përgjigjet: “Nuk janë separatistët ata që do të bëjnë propozime për ligjet e Ukrainës!”

Këtu, Putin kundërshton: “Sigurisht, ne kemi një lexim krejtësisht të ndryshëm të situatës”.

Në një përpjekje për të qetësuar bisedën që ishte tepër e tensionuar, Macron propozon një takim me Biden, të cilin Putin duket se e refuzon menjëherë. Udhëheqësi perëndimor gjithashtu lutet që të gjithë të ‘qetësohen’ dhe thotë se do t’i kërkojë të njëjtën gjë Zelenskit dhe forcave ukrainase.

Macron në vijim i kërkoi Putinit t’i jepte fund stërvitjeve ushtarake që kishin parë dhjetëra mijëra trupa ruse të grumbulluara në kufi dhe duke kryer lojëra luftarake në Bjellorusi. Putini u përgjigj pa përkushtim se ato ‘ndoshta’ do të përfundonin ditën e telefonatës, por katër ditë më vonë rusët hynë në Ukrainë.

Në fund të telefonatës, Macron sugjeron lëshimin e një njoftimi për shtyp se Putin dhe Biden do të takohen ‘në parim’. Por Putini përgjigjet me një frymë: “Të jem i sinqertë me ty, doja të shkoja të luaja hokej mbi akull, sepse këtu po flas me ju nga palestra para se të filloj ushtrimet fizike. Së pari do të telefonoj këshilltarët e mi”.

Në një pjesë tjetër të dokumentarit, telefonata e Zelenskit me një Macron të tronditur zbulon shtrirjen e pushtimit rus në orët e para. Zelensky thotë: “Ata janë këtu dhe tani, në Kiev. Ne po luftojmë në Kiev”.

Një Macron i habitur përgjigjet: “Ata sollën forcat speciale dhe helikopterët apo…?”

Zelensky i përgjigjet: “Po, aeroplanë dhe helikopterë, gjithçka. E shohim në video. Ne shohim gjithçka”.

Ndërkohë për zbardhjen e bisedës është prononcuar edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se Rusia nuk kishte asgjë për t’u turpëruar nga përmbajtja e diskutimit, por e quajti publikimin një shkelje të ‘etiketës diplomatike’.

“Ne në parim i udhëheqim negociatat në atë mënyrë që kurrë të mos kemi për çfarë të turpërohemi. Ne gjithmonë themi atë që mendojmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi për këto fjalë dhe të shpjegojmë qëndrimin tonë”, tha ai.

Ndërkohë, që nga shpërthimi i luftës, Macron ka vazhduar të pozicionohet si paqebërësi i Evropës, duke zhvilluar bisedime me Putinin, ndërsa shumica e liderëve të tjerë perëndimorë e shmangën atë. Por përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim deri më tani kanë dështuar dhe ai është nxehur për përpjekjen për të negociuar me një luftënxitës.

 



Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Sula për ministren Ibrahimaj:Konfirmoi se krimi ekonomik është lejuar nga qeveria

Sula për ministren Ibrahimaj:Konfirmoi se krimi ekonomik është lejuar nga qeveria

Zgjedhjet në FRPD, Këlliçi: I anonçojnë sot organet e këtij forumi, nuk garoj më

“7 korriku”, Këlliçi: Protesta do të jetë paqësore

Besa Tafilaj Pinchotti e Teksasit nënë e tre fëmijëve me emra shqip

Besa Tafilaj Pinchotti e Teksasit nënë e tre fëmijëve me emra shqip
















TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com